A do kandidojë sërish Basha? Duma: PD s’duhet të ndahet në njerëzit e Berishës dhe të Bashës

21/03/2022 21:27

Duke folur mbrëmjen e sotme në emisionin Open të gazetares Eni Vasili në Top Channel, Grida Duma tha se dorëheqja e Bashës ishte lajm i mirë.

Ajo u shpreh se tani mbetet vetëm të zgjidhen platformat për ringritjen e Partisë Demokratike.

“Kam shprehur qëndrimin tim ndaj dy kryetarëve të fundit të PD-së. Nuk është ky momenti. Demokratët po presin platformat e ringritjes. PD e ka kohën shumë të vyer. Një trupë që guidon procesin e zgjedhjeve duhet të merret me këtë proces.

Nuk duhet ta ndajmë PD-në në njerëz të Berishës dhe Bashës. Ne e parashikonim dorëheqjen e Bashës. Duhet të marrim vendime me një strukturë në bazë të gjerë. Duhet menduar mirë,” tha Duma.

Top Channel