26 mijë gjoba në një javë, policia me kontrolle të shtuara në rrugë me dronë dhe me radarë
Kryeministri Edi Rama ka dalë në terren këtë të diel për të inspektuar nga afër çmimet në markete.
I shoqëruar nga Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, Rama tha se pas mbledhjes së bordit produktet e shportës kanë pësuar ulje. Kreu i qeverisë tha se është e rëndësishme që të mos ketë abuzime me çmimet në kurriz të qytetarëve.
Biseda në market:
Rama: Ulja është me rëndësi. Ulja nga 330 në 305 është brenda atyre kushteve, ajo që ne duam. Po mielli?
Shitësi: Edhe mielli ka qenë 70 lekë u rrit, tani e ulëm prapë.
Rama: Këto janë produktet që kanë rëndësi bashkë. Dhe sheqeri është ulur ë?
Shitësi: Po edhe sheqeri.
Rama: E rëndësishme është që ushqimet bazë të ulen në një nivel të arsyeshëm dhe marzhi i fitimit të jetë minimal dhe mos të ketë abuzime në kurriz të njerëzve.
Top Channel