Kryeministri Edi Rama ka dalë në terren këtë të diel për të inspektuar nga afër çmimet në markete.

I shoqëruar nga Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, Rama tha se pas mbledhjes së bordit produktet e shportës kanë pësuar ulje. Kreu i qeverisë tha se është e rëndësishme që të mos ketë abuzime me çmimet në kurriz të qytetarëve.

Biseda në market:

Rama: Ulja është me rëndësi. Ulja nga 330 në 305 është brenda atyre kushteve, ajo që ne duam. Po mielli?

Shitësi: Edhe mielli ka qenë 70 lekë u rrit, tani e ulëm prapë.

Rama: Këto janë produktet që kanë rëndësi bashkë. Dhe sheqeri është ulur ë?

Shitësi: Po edhe sheqeri.

Rama: E rëndësishme është që ushqimet bazë të ulen në një nivel të arsyeshëm dhe marzhi i fitimit të jetë minimal dhe mos të ketë abuzime në kurriz të njerëzve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA