Grumbullimi i kombëtares/ Risitë në listat kundër Gjeorgjisë dhe Spanjës

20/03/2022 12:55

Nga kjo e diel ka filluar zyrtarisht grumbullimi i përfaqësueses kuqezi në Barcelonë për dy ndeshjet miqësore me Spanjën më 26 mars dhe me Gjeorgjinë më 29 mars në stadiumin “Air Albania” të kryeqytetit.

Në konferencën për shtyp të trajneri Edi Reja në prag të këtij grumbullimi ku është prezantuar edhe lista me 26 lojtarë, trajneri italian ka zbuluar emra e rinj dhe i ka vënë theksin disa rivlerësimeve që i ka bërë lojtarëve të caktuar për këto dy ndeshje.

 Reja: Asllani është një ndër emrat e rinj, pasi po bën shumë mirë tek Empoli, po tregon personalitet pavarësisht moshës. Gjithashtu Kastrai po bën shumë mirë në skuadrën e tij edhe pse në Serinë B, por është një lojtarë që e kemi parë edhe në situata të tjera. Gjithashtu është një tjetër djalosh i ri Bajrami i cili luan me Benfikën dhe është i ditëlindjes 2002. Ende nuk e ka marrë pasaportën shqiptare por e presim këto ditë. Balliu është një tjetër emër që po e konsiderojmë edhe pse është grumbulluar edhe më parë apo Vrioni që po bën mirë në Austri.

Ndërkohë kjo hapësirë miqësoresh për trajneri italian, duhet të ketë një vlerësim maksimal pasi është një test përpara ndeshjeve të grupeve të Ligës së Kombeve.

Reja: Nuk duhet t’i shohim këto ndeshje si miqësore sepse për Shqipërinë nuk ka ndeshje miqësore, aq më tepër kur bëhet fjalë për kundërshtarë si Spanja. Ne e dimë shumë mirë që do të jetë e vështirë por më tepër se sa rezultati më intereson të shoh se si ka shkuar progresi me mënyrën e lojës së ekipit.

Shqipëria do të qëndrojë gjatë gjithë grumbullimi për të dyja këto ndeshje në Spanjë, për takimin e parë më 26 mars në stadiumin e Espanyolit në Barcelonë dhe më pas do të rikthehet në kryeqytet më 28 mars, një ditë përpara ndeshjes me Gjeorgjinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA