Goli i Bytyqit nuk mjafton, Fenerbahce përmbys Konyasporin, të tre shqiptarët titullarë

20/03/2022 21:19

Skuadra e Konyasporit, në Superligë e Turqisë, në radhët e së cilës luajnë tre futbollistë shqiptarë, nuk ia doli të merrte pikë në fushën e Fenerbahces më duelin e drejtpërdrejtë për zonën Champions.

Skuadra nga Stambolli fitoi me përmbysje 2-1 dhe tashmë diferencë mes dy skuadrave nbë klasifikimin e përgjithshëm është reduktuar në vetëm dy pikë (55 Konyaspori dhe 53 Fenerbahce.

Sokol Cikalleshi dhe Endri Çekiçi, lojtarë të Kombëtares Shqiptare, si dhe “dardani” Zymer Bytyqi u aktivizuan titullarë, madje sulmuesi anësor i Kosovës realizoi golin e parë të sfidës në minutën e 35-të.

Vendësit sigurisht që nuk mund të pajtoheshin me këtë rezultat, ndaj ushtruan presion të vazhdueshëm për të përmbysur shifrat dhe ia dolën mbanë. Kim Min-Jae barazoi rezultatin në të 65-tën dhe një minutë para përfundimit të kohës së rregullt Pelkas shënoi golin e fitores për Fenerbahcen. Cikalleshi qëndroi gjatë gjithë ndeshjes në fushë, ndërsa Çekiçi dhe Bytyqi lanë fushën respektivisht në minutat 66’ dhe 74’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA