Kejdi Bare fiton derbin e shqiptarëve përballë Vedat Muriqit. Espanyoli, ku aktivizohet mesfushori i kuqezinjve triumfoi minimalisht ndaj ekipit të sulmuesit “dardan”, duke qëndruar në një zonë të sigurt në tabelën e renditjes e tashmë do të jetë e qetë psikologjikisht në sfidat e mbetura të sezonit.
Nga ana tjetër, Mallorca pësoi humbjen e pestë radhazi në La Liga, ecuri që e përfshin në vorbullën e mbijetesës, pasi zona e ftohtë mbetet vetëm dy pikë larg.
Golin e vetëm të këtij takimi e realizoi de Tomas në minutën e 42-të. Keidi Bare u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 23-të, ndërsa në të 55-tën u zëvendësua me Morlanes. Nga ana tjetër, Muriqi u aktivizua gjithashtu titullar, qëndroi në fushë deri në fund dhe u ndëshkua me të verdhë në minutën e 37-të.
Top Channel