Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, bëri thirrje për paqe dhe bisedime të sigurisë “pa vonesa” me Moskën.

Ai tha se ky është shansi i vetëm për Rusinë që të zvogëlojë dëmin për gabimin e saj në pushtimin e Ukrainës.

“Ky është shansi i vetëm për Rusinë për të zvogëluar dëmin nga gabimi i saj”, tha Zelensky në një video të postuar.

Është koha të takohemi, është koha të bisedojmë, është koha për të rivendosur integritetin territorial dhe drejtësinë për Ukrainën. Përndryshe, humbjet e Rusisë do të jenë të tilla që do t’iu duhen breza për t’u rikuperuar”, shtoi presidenti ukrainas.

Këto komente ai i bëri teksa Rusia tha se ushtarët e saj kanë hyrë në qendër të qytetit të rrethuar ukrainas, Mariupol.

Përderisa luftimet e ashpra po vazhdojnë në mbarë vendin që prej se Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, të dy palët po mbajnë negociata online, por ende nuk është organizuar ndonjë takim midis dy presidentëve të shtetit.

Por, deri më tani rundet e bisedimeve kanë ofruar pak përparim dhe të dy palët fajësojnë njëra-tjetrën për shkelje të armëpushimit për evakuimin e civilëve.

Sipas zyrtarëve amerikanë të mbrojtjes, ofensiva ruse në masë të madhe ka ngecur dhe trupat ruse

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA