Kryeministri Edi Rama këtë të shtunë në një takim me fërmerët është shprehur se ekziston një sfidë e hapur mes qeverisë shqiptare dhe fermerëve, duke e konsideruar si sfida e mentalitetit.

Ai theksoi se në bujqësi është e pamundur të shkosh larg, duke menduar për veten, por duhet një bashkim forcash me vullnet të lirë.

Në vijim të fjalës së tij, kreu i qeverisë shtoi se kur bëhet fjalë për sasi të vogla dhe fermerët janë të ndarë, grosistë i gjejnë “të përçarë”.

Shqipëria punon dyfishin e tokës që punonte para 7-8 vitesh”, u shpreh ai.

Sipas tij, fakti i dytë që lidhet me të parin është trendi i rritjes së punimit të tokës, i cili dëshmohet te raporti i eksporteve dhe importeve.

Deri ca vite më parë ne eksportonim 1 dhe importonim 7, sot është raporti 1 me 3. Ka më shumë prodhim vendas në tregun tonë, sepse ka më shumë toka të punuara dhe prodhim në tërësi”, tha kryeministri.

Rama ka njoftuar më herët se paketa e rezistencës sociale për fermerët, do të jetë 500 milionë lekë plus për naftën pa taksa, për një total prej 1.45 miliardë lekësh.

 

Top Channel