Kriza ekonomike/ Rama: Investimet publike në ndërtim janë stopuar, lufta trefishoi çmimin e hekurit

19/03/2022 11:34

Kryeministri Edi Rama deklaroi gjatë takimit të sotëm me fermerët se pjesa më e madhe e investimeve publike në ndërtim sot ka ndaluar. Kjo ka ndodhur, sipas kryeministrit, për shkak të trefishimit në treg të çmimit të hekurit, duke theksuar më tej se investimet do të pezullohen deri sa të kalojë kjo situatë.

“Sot që flasim në Shqipëri ka ndaluar pjesa më e madhe e investimeve publike dhe private në ndërtim. Kanë ndaluar sepse hekuri është rrituer 3-fish. Kontratat tona për tunelin e Llogarasë dhe investimet e tjera janë me çmimin e hekurit tre herë më pak. Na thonë ne nuk mund të vazhdojmë të zbatojmë kontratën kur këtu ka ndodhur kjo. Ne nuk e realizojmë dot. Dalim komplet falimentojmë. Ne themi OK, stop derisa të ndalojë kjo situatë. Shumë njerëz i bien shkurt. Thonë lërini investimet. Po kjo është të lësh pa punë me mijëra njerëz. Dhe prano që duke hequr ato investime futesh në spirale rënie ekonomike. Kush e rrit ekonominë, e rrit investim, jo shpenzimet”, u shpreh Rama.

Në fjalën e tij para fermerëve, kryeministri u ndal edhe tek energjia. Ai theksoi se është viti i tretë rresht që Shqipëria ka regjistruar reshje shumë të ulëta, duke shtuar më tej se vendi është i detyruar të stopojë prodhimin, pasi nëse digat zbrazen komplet, ato marrin fund përgjithmonë.

Atëherë duhet të dalim jashtë për ta blerë dhe atje jashtë sot çmimi kap një vlerë që të ikën mendja. Jemi në mars, kriza ka filluar të shfaqet nga fundi i muajit shtator, kemi përpara të gjithë vapën dhe thatësirën, çka do të thotë se ne duhet të shkundim të gjithë buxhetin e shtetit që të mos vijë kjo krizë tek ju. Jam shumë dakord që janë rritur kostot, por ato janë rritur për shkak të krizës së përgjithshme”, tha Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA