Bashkimi Evropian po shqyrton mundësinë e krijimit të një fondi solidariteti për Ukrainën për të ndihmuar në ofrimin e shërbimeve bazë në vend dhe për të përmbushur nevojat imediate të qytetarëve, kështu tha të premten presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel.

“Fondi do të japë likuiditet për mbështetjen e vazhdueshme për autoritetet dhe në një afat më të gjatë do të shërbejë si shtylla kurrizore për rindërtimin e një Ukrainë të lirë dhe demokratike sapo të ndalojnë armiqësitë”, tha Michel në një postim në Twitter.

Partnerët mund të kontribuojnë në fond përmes një konference ndërkombëtare donatorësh, tha Michel.

Një zyrtar i BE-së tha se tema do të diskutohej në një samit të liderëve të BE-së javën e ardhshme, duke shtuar se ishte diskutuar nevoja që Ukraina të kishte akses në mbështetjen financiare ndërkombëtare për të financuar importet e nevojave themelore dhe pajisjeve ushtarake.

Pushtimi rus e ka shkëputur Ukrainën nga tregjet financiare ndërkombëtare dhe fondi mund të sigurojë likuiditetin e nevojshëm për të mbajtur shërbimet qeveritare në funksion.

Top Channel