Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se qeveria ka akorduar shumën prej 500 mln lekëve për transportin, për shkak të rritjes së çmimit të natës.

Gjatë një takimi me pëfaqësues të transportit, Rama tha se kjo ndihmë jepet për të mos e rritur çmimin e biletës.

Rama: Me një rritje të çmimit të biletës që do të ishte e padëshirueshme për publikun dhe do ti cënonte prapë se prapë kapacitetet tuaja për të rezistuar.

Dhe për këtë arsye ne vendosëm 500 milion lekë për të suportuar diferencën dhe për t’ju kërkuar juve që të mos prekni në këtë fazë kaq delikate çmimin e biletës. Do t’ju vendosim në dispozicion një fond për kompensim që ju të mos rrisni çmimin e biletës.

Është shumë e rëndësishme që të vazhdojë shërbimi.

Top Channel