Lufta në Ukrainë, Kurti: Putin do ta shpërndajë luftën edhe diku tjetër! Kancelari austriak: Kosova nuk është vetëm

18/03/2022 16:55

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe Kancelari i Austrisë Karl Nehammer gjatë konferencës për media komentuan edhe temën më të nxehtë të momentit në të gjithë botën.

Kryeministri Kurti tha se Rusia do të intensifikojë luftën në Ukrainë dhe ta shpërndajë diku tjetër.

“Ai i cili e kundërshtoi ndërhyrjen shpëtimtare të NATO-s dëshiron ta keqpërdor rastin e Kosovës për të kryer hegjemonizmin e tij. Ne jemi të shqetësuar por nuk jemi të frikësuar. Përshtypja ime është që presidenti rus dëshiron të ulet në tryezë diskutimi jo me Zelensky, por me Biden. Unë kam drojën që ai do të intensifikojë luftën në Ukrainë por edhe ta shpërndajë diku tjetër. Ai nuk mund të ulet në tryezën e negociatave vetëm me invazionin në Ukrainë. Në Nish ndodhet qendra humanitare ruse që është përplot me agjentë rusë. Ne jemi të brengosur por jo të frikësuar”, tha Kurti.

Ndërsa kancelari austriak tha se konfliktet aktuale duhet të zgjidhen dhe se duhet më shumë politikë nga Bashkimi Evropian. Ai u shpreh se Bosnja dhe Kosova duhet të dinë që nuk janë vetëm.

“Është e rëndësishme që konfliktet aktuale të zgjidhen. Duhet më shumë politikë nga BE, procesi i Berlinit duhet të përshpejtojë dinamikën. Është e arsyeshme t’i definojmë problemet e të gjejmë zgjidhje. Pasi edhe kryeministri tha duhet të përmendet se Austria ka kontigjentin më të madh në kuadër të KFOR-it këtu. Si në BeH dhe në Kosovë duhet të dinë që nuk janë vetëm, ato do të shihen e do të reagohet. Ne duhet në kalojmë në hapin e radhës, duhet të dimë se ku ka vonesa, pse po vonohet diçka, na duhet tani sepse kjo është gjendja. Mendoj që është moment i mirë që të mendojmë intensivisht për zgjerim.  Deri me 3 prill ka ende kohë, ne po i shohim probleme dhe duhet t’i zgjidhim ato. Ne duhet të bëjmë gjithçka që ata të mos e kenë të lehtë të shkaktojnë gjithçka që është ndërtuar deri tani”, tha Nehammer.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA