Moderatorja Marina Vjollca tregoi për “Ëndërrtjerrësit” se kur pamjet janë shfaqur në ekranin e madh të “Top Fest” mamaja e saj ka mbetur e shokuar duke e parë me shumë frikë, ndërsa ishte mbi motor.

Marina tregoi se nuk e ka mësuar nga shoqëria por nga një instruktor se si t’i jepte motorit.

“Kam shkuar në autoshkollë ku i kam thënë keni instruktorë për motorin dhe të gjithë kanë filluar të qeshin.

Më pas me një instruktor kam mësuar motorin dhe me shoqërinë e kam perfeksionuar”, u shpreh Marina.

Pas kësaj historie ndërhyri Luana e cila i dha kësaj historie shumë humor duke e konsideruar të çmendurën e vërtetë Marinën.

“Këtu besoj kuptohet kush është e mira dhe e keqja në të vërtetë. Domethënë kush është vërtetë e çmendura dhe kush bën si e çmendur”, shtoi Luana.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA