Kur predhat e artilerisë nisën të binin mbi Ukrainë, Olena Lukash nuk mendonte gjë tjetër përvec sigurisë së “fëmijëve të saj me katër këmbë”.
Prandaj dashamirësja e kafshëve ngjeshi të gjithë 20 bulldog-ët e saj francezë dhe u nis me shpejtësi drejt kufirit me Poloninë.
Pasi kishte lënë kafshët te shtëpia e një shoqeje ajo u kthye përsëri në rrugën e rrezikshme drejt Kiev për të marrë dhe 30 qen të tjerë.
Këta të fundit ajo i dërgoi në Vinnitsa, në Ukrainën qendrore.
Olena guximtare tashmë thotë se do të kthehet në zonën e luftës për të shpëtuar të tjera kafshë të pambrojtura.
53 vjeçarja kujdestare dhe mbarështruese qensh, thotë: “Qentë janë fëmijët e mi dhe detyra ime. Nuk e besoja se mund të niste një luftë, javën e parë besoja se do të përfundonte gjithçka shpejt. Por kur predhat nisën të binin pranë shtëpisë e kuptova se duhet të shpëtoja fëmijët e mi me katër këmbë”.
Me rritjen e çmimeve që pasoi, Olena thotë se mezi arrin të paguajë për karburant dhe ushqim për qen.
Ajo thotë se duhet të paguajë $400 dollarë në javë për ushqim për qentë.
Olena thotë: “Ne tani jemi rreth 300km larg luftimeve por unë dua të dërgoj qentë e mi në një vend të sigurtë në Evropë. I dua shumë ata dhe jam gati të bëj gjithçka për të mbrojtur jetën e kafshëve të dobëta. Deri tani jam kthyer vetëm një herë në Ukraine. Por më duhet të bëj dhe dy apo tre udhëtime”.
“Më duhet të mbledh para për ushqimin e qenve, si dhe për të gjetur familje adoptuese për ta”.
Olena ka krijuar grupe mbështetjeje në vendet fqinje me qëllim që qentë e shpëtuar nga Ukraina të gjejnë një strehë afatgjatë.
Ajo thotë më tej: “Fillimisht duhet të gjej një vend të sigurtë për qentë në Evropë dhe më pas të shpëtoj të tjerë qen nga Ukraina”.
Të shumta kanë qenë pamjet kur ukrianas që i shpëtojnë konfliktit kanë marrë me vete dhe kafshët e tyre shtëpiake, siç është rasti i veterinerit Konrad Kuzminski i cili ka shpëtuar dhjetra mace, qen, kavje, lepuj e madje dhe një kameleon.
Duke drejtuar një automjet të konvertuar në ambulancë, ai kalon çdo ditë kufirin për të shpëtuar kafshë të bllokuara në Ukrainë.
Top Channel