E premtja më në fund solli një gjysmë lajm të mirë për Lulzim Bashën.

Një vendim i Gjykatës së Tiranës pranoi ndryshimet statutore të bëra pas Kuvendit të muajit korrik.

Gjyqtarja Blerina Muça pranoi të regjistronte ndryshimet statutore të 17 korrikut, por gjysma tjetër e lajmit është e debatueshme. Këto ndryshime statutore lidhen me epokën, përpara se Sali Berisha të sfidonte lidershipin e Bashës me një dokument paralel të miratuar në Kuvendin e 11 Dhjetorit.

Një Kuvend që paralelisht krijoi një PD tjetër, jo të re, por të rithemeluar.  Kushtetuta e demokratëve që mori miratimin e gjykatës këtë të premte, nuk përfshin ndryshimet statutore të bëra në Kuvendin e 18 dhjetorit ku u sanksionua përjashtimi nga organet e partisë i personave të shpallur non-grata krahas kërkesës së juristit te PD për një shtim në objekt.

Këto ndryshime, janë serish në tryezën e Gjykatës së Tiranës, së bashku me ndryshimet statusore të Komisionit të Rithemelimit. Por nëse dikush mund ta quajë vendimin e së premtes, një gjysmë sinjali pozitiv për Bashën, mbështetësit e Berishës mendojnë ndryshe.

E vetmja gjë që tërheq vëmendjen në këtë rast, është shkelja e ligjit nga gjykata për mos shqyrtimin e këtyre kërkesave, brenda afatit 30 ditor që kërkon ligji”, sipas Ristanit.

Vendimet e tjera nuk dihen kur do merren nga Gjykata e Tiranës. Por, ndërsa përkrahësit e Berishës vërejnë se gjykata po shkel afatet e vendimmarrjes, ata të Bashës shohin këtu sërish një lajm të mirë. Sërish një fitore si të tjerat të kryetarit të PD. Një fitore në letër, që i jep atij, një frymëmarrje shtesë.

Shtëpia e re politike e Berishës duket indiferente ndaj vendimeve të gjykatës. përkrahësit e tij kanë nisur një proces përzgjedhjeje për krerët lokale.
Por një udhëzim i datës 11 mars i Komisionit të Rithemelimit po kontestohet edhe nga ata që nuk njohin Bashën kryetar. Edvin Kulluri mori pjesë në Kuvendin e Berishës, por përpara kishte shpallur vullnetin për të kandiduar, edhe kundër ish kryetarit historik.

Afati një jave është më i shkurtër se ai qe la Basha në 13 qershor. Një parti normash ku nuk mbizotëron konkurrenca dhe debati është jo demokratike.

Ndryshe nga sa u tha ne kuvendin e dhjetorit, po tregohet se s’ka vullnet për të bashkuar por për të përçarë partinë.

Pra sipas Kullurit, edhe bashkimi i ofruar nga Berisha, nuk është i sinqertë, sa kohë nuk garanton një garë të ndershme, sipas votës. Por, Eno Bozdo, anëtar i Komisionit të Rithemelimit, i hedh poshtë këto kritika.

“Ka nisur procesi që në dhjetor, në seksione dhe grup seksione, afatet u ndryshuan për shkak të shtyrjes së kuvendit më 30 prill dhe zgjedhjeve në 6 bashki”, tha Bozdo.

Lëvizja e Sali Berishës duket taktike. Ndërkohë që 6 marsi e konfirmoi ne vota, tani ai kërkon të marrë dhe strukturat e partisë, duke e izoluar Bashën vetëm, në zyrën e tij. Por, deri atëherë mesa duket do duhet të kalojë kohë, sa kohë që gjykatat nuk duken të jenë të rreshtuar pas tij, as edhe të gjithë kundërshtarët e Bashës.

Top Channel