23/11 13:23
Federata Gjermane e Futbollit (DFB) ka marrë një vendim në lidhje me futbollistët që luajnë në Ukrainë apo Rusi.
Nëse skuadrat gjermane afrojnë lojtarë nga këto dy kampionate, atëherë ata nuk mund të luajnë ndeshje zyrtare, ata mund të zbresin në fushë vetëm në miqësore.
Në Kiev dhe qytete të tjera të Ukrainës po luftohet fort ndaj forcave pushtuese ruse, teksa të shumtë janë personat që kanë humbur jetën.
Shumë shtete kanë marrë sanksione të ndryshme ndaj Rusisë, madje edhe në fushën e sportit.
Top Channel