Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho i ka cilësuar të gjitha gënjeshtra masat e marra nga qeveria nga paketa e Rezistencës Sociale, ku sipas tij shpenzimet janë parashikuar në buxhet.
Gjatë fjalës së tij në seancën e kësaj të enjteje, Spaho mori shembujt e të gjitha vendeve të cilat kanë marrë masa dhe kanë ulur taksat apo çmimet, dukë thënë se qeveria nuk po bën asgjë konkrete.
Ndër të tjera, Spaho ka kërkuar që të hiqet taksa e qarkullimit, pasi sipas tij, Shqipëria është i vetmi vend që paguan dy herë taksë për qarkullimin.
Spaho: Rama po sfidon qytetarët e vet në protestë. Ndërsa një ministre thotë se unë e përdor makinën se jam ministre. Turp ti vije Ramës kur familjarë të ministrave të tij bëjmë tregti me rusët. Komiteti që ka ngritur Kryeministri mbron oligarkët. Oligarkët fitojnë sot 260 lekë më shumë për një kile naftë.
Kroacia e hoqi akcizën për naftës, Kosova vendosi kontroll, Maqedonia e uli çmimin e naftës, Greqia ka paraqitur paketë, Franca uli taksat, Polonia uli 40%, po qeveria shqiptare.
Të gjitha masat që keni marre janë propagandë, mos thoni që është masë për të mbrojtur qytetarët, mos thoni që është masë ndihmë. Mbështetja për fermerët është gënjeshtër. Po për uljet e tatimit për pagat, përfiton qeveria se rriten kontributet. Edhe për energjinë e jeni në buxhet. Mos harroni se 20% e çmimit keqpërdorohet. E menaxhoni keq, mos shko të vjedhësh e shisni lirë e bini shtrenjtë.
I thotë qytetarëve mos shkoni të blini bukë me makinë. Ju si qeveri dilni në rrugë dhe shihni qytetarët jo të dalësh të thuash eci me makinë se jam ministri. Duhet ulur taksa për qarkullimin e paguajmë dy herë. Njëherë kur shkojmë të automjetet dhe njëherë të akciza e karburantit. Në cilën kohë të qeverisjes është hequr kjo, të rimbursohen të gjitha familjet shqiptare.
Top Channel