Mbledhja në Këshillin e Imuniteteve për kërkesën e SPAK ndaj Ballukut, Balla: Në rastin e rrugës Durrës-Kukës Këshilli i Mandateve ka marrë 75 ditë kohë 19/12 22:13
Nuk miratohet kërkesa për debat në lidhje me rezolutën e propozuar për agresionin rus ndaj Ukrainës.
Deputetët e PD bashkuan votat me deputetët që mbështesin Sali Berishën dhe ishin të gjithë dakord. Ata ngritën kartonët jeshilë në Kuvend, por me kartonat e kuq të shumicës u hodh poshtë.
Berisha qëndroi në këmbë pranë Taulant Ballës dhe shkaktoi të qeshura në sallë. Ndonëse tentoi të merrte votat, deputetët e tjerë nuk u intimiduan, duke vendosur me shumicë votash, që të mos futet në rend dite rezoluta për Ukrainën.
Top Channel