“Tradhtarë të kombit dhe llum”, Vladimir Putin duket e ka humbur qetësinë dhe gjakftohtësinë që e karakterizonte prej kohësh, e në deklaratën e fundit, përdori tone mjaft të ashpra ndaj vetë rusëve që sipas tij, bashkëpunojnë në fshehtësi me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre.
I përballur me një ngërç masiv ekonomik që në javën e tretë të pushtimit në Ukrainë, lideri rus iu kthye ashpër kritikëve të brendshëm, ndërsa akuzoi perëndimin se kërkon shkatërrimin e Rusisë dhe se po përpiqet të mbështetet pikërisht tek ata që i quajti “kolonë e pestë”, apo simpatizantëve të armikut.
“Kushdo do të jetë në gjendje të dallojë patriotët nga tradhtarët, e t`i pështyjë ata si një mizë që i hyn padashje në gojë. Jam i bindur se ky vetë-pastrim i nevojshëm i shoqërisë vetëm sa do ta forcojë vendin tonë, solidaritetin tonë, kohezionin dhe gatishmërinë tone për t`i bërë ballë cdo sfide”, tha Putin.
Ky shpërthim i presidentit rus erdhi dy ditë pasi producentja e kanalit shtetëror Channel One, Marina Ovsyannikova, doli ne mes të transmetimit live me një pankartë në duart pas krahëve të spikeres, ku shkruhej: Po ju gënjejnë, mos i besoni propagandës së tyre”.
Ovsyannikova tha së fundi për Reuters se druhet për sigurinë e fëmijëve të saj, por nuk ka në plan të largohet nga Rusia.
Top Channel