Ofensiva e Rusisë në Ukrainë “ka ngecur në të gjitha frontet” deklaroi ministri britanike e mbrojtjes, në vlerësimin e të cilës forcat e Moskës kanë pasur një “ përparim fare minimal në tokë, det apo ajër në ditët e fundit dhe po vazhdojnë të përballen me humbje të mëdha”.
“Rezistenca ukrainase të mbetet e koordinuar mirë. Pjesa më e madhe e territorit të vendit, përfshirë qytetet e mëdha, vazhdojnë të jenë në duart e ukrainasve”, thuhet ne deklaratën e kësaj ministrie. Ushtria e Kievit sqaron se përpjekjet e Rusisë tani janë të fokusuara tek sulmet dhe bombardimi i zonave me popullsi civile, e kjo sipas tij, po ndodh pikërisht për shkak të dështimit të qartë në operacionet tokësore.
Moska nuk e ka përditësuar bilancin e vdekjeve në radhët e trupave të saj, duke e fiksuar atë në 500. Por inteligjenca amerikane thotë se që nga fillimi i pushtimit, kanë humbur jetën në vendin fqinj rreth 7,000 pjesëtarë të personelit rus. Mbretëria e Bashkuar njoftoi sakaq se do të nisë 100 trupa në Poloni, ku po dërgon edhe sistemet e avancuara anti-ajrore Sabre, me qëllimin të mbrohet hapësira ajrore polake nga “një agresion i mundshëm i Rusisë”.
Sabre përshkruhet si “sistemi më i fundit i mbrojtjes ajrore, i aftë të godasë me saktësi maksimale edhe objekte të vogla që lëvizin me shpejtësinë e zërit. Ai përfshin tre komponentë: një radar mbikqyrjeje 3D, pajisje inteligjente beteje si dhe një lëshues raketash.
Top Channel