Parlamenti u përfshi në debate të forta për rritjen e çmimeve dhe për mungesën e kryeministrit Edi Rama në interpelancën e kërkuar fillimisht nga deputetët e Sali Berishës e më pas mbështetur nga deputeti i Lulzim Bashës Arbër Agalliu.

“Kërkesa për interpelancë duhej depozituar të hënën. Kryeministri do të vij javën tjetër”, tha Nikolla.

 Kjo përgjigje nuk mjaftoi për deputetin Edmond Spaho.

“Turp ti vijë Ramës kur familjarë të ministrave bëjnë tregti me rusët. Komiteti që ka ngritur Rama në shërbim të oligarkëve”, tha Spaho.

Taulant Balla kreu grupit parlamentar socialist si përgjigje për Edmon Spahon zgjodhi të komentonte protestën e të shtunës.

“Ju vazhdoni, shkoni dhe në protestë ditën e shtunë, vazhdoni ngarkoni kamionë dhe autobusë për të sjellë me mbetjet e non gratave për t’ju bashkuar një protestave. Sa kohë Sali Berisha dhe televizioni I të birit të Saliut dhe televizionet e Vladimir Putin ti bëjnë jehonë protestave që ju organizoni mbajini me shëndet”, tha Balla.

Zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj dhe Sali Berisha në fjalët e tyre lëshuan akuza të ndërsjella për thyerje embargoje.

“Ke thyer embargon e naftës për ish Jugosllavinë”, tha Ahmetaj.

 “Po thyeni emrabrgon me rusinë po shkarkoni një anije me tuba e jo grurë”, tha Berisha.

 Përmes një interpelance Erion Brace ngriti shqetësimin e fermerëve për çmimet e imputeve bujqësore dhe lëshoi akuza të forta për ekzistencën e kompanive mopolizuese në treg.

“Në këtë aspekt, qeveria është dorëzuar, ka ngritur duart lart dhe po përsërit vetveten, është tregu. Dy kompani, Agrohed dhe besniku zotërojnë 90% të tregut, janë dhe vendimet, ju thashë 5 javë më herët, gruri del me humbje, sera në dy sezone del me humbje, mishi më i liri ai i derrit del me fitim që nuk arrin as pagën minimale”, tha Braçe.

Ministria e Bujqësisë Frida Krifca tha se ministria që drejton  është e ndërgjegjshme se Bujqësia po kalon periudhë të vështirë.

 “Java e kaluar ka qenë intensive ku kam pasur takime të shumta për këtë, jemi takuar me prodhues e importues. Jemi duke bërë presionin e duhur që ata të mos abuzojnë me çmimet. Buxheti shtesë prej 500 mln lekësh të reja, na lejon që të mbajmë këtë angazhim. Ministria duhet të përgjigjet fermerëve në mënyrë të matur”, tha Krifca.

Top Channel