Në dorë të gjermanëve! “Skadon” ultimatumi i Dumës. Por Bashën e le dhe deputeti Agalliu

17/03/2022 20:14

Zhvillimet në Partinë Demokratike morën një kthesë të re pas përpjekjes për një zgjidhje të krizës përmes ndërhyrjes gjermane.

Në Tiranë pasditen e së mërkurës mbërriti ish-eurodeputeti Elmar Brok, njëherësh anëtar i CDU-së i cili u prit nga miku i tij i vjetër Sali Berisha dhe bisedoi edhe me Lulzim Bashën me të cilin ruan marrëdhënie te mira. Misioni ndërmjetës i Brok mes kryetarit dhe ish-kryetarit të PD-së ishte faktmbledhës, por jo pa peshë, së paku kështu lexohet nga krahu i Bashës, si një sinjal për  përfshirjen e partive popullore europiane në zgjidhjen e konfliktit të partisë simotër në Tiranë. Lulzim Basha indirekt e konfirmoi këtë, kur pranoi ekzistencën e negociatave.

E para e punës, dua t’u them që jam mirënjohës për ndihmën që jep çdo anëtar i Partise Pupullore Europiane  për PD-në, për demokratët. Mbetem  në dispozicion për të bërë gjithçka për hir të demokratëve dhe për të bashkuar Partinë Demokratike”, tha Basha.

Misioni gjerman nuk ndryshoi pozicionet e palëve, por ajo ndryshoi afatin e një ultimatumi.

Ka një solidaritet me kohën që ai ka kërkuar: ju lutem më jepni më shume kohë. Ka njerëz që kanë bashkëpunuar dhe ndjejnë nga pikëpamja njerëzore një lloj normaliteti për të pritur dy tre ditë ose nuk di sa”, tha Grida Duma.

Por pritja e deputeteve demokratë nuk mund të zgjasë pafund. Të enjten, durimi i mbaroi edhe një tjetër deputeti, që deri dje konsiderohej te radhët e kryetarit.

 “Nëse Basha nuk reagon brenda kohës së përcaktuar, atëherë do të marrim hapat që duhet sipas statutit dhe rregullores së grupit”, u shpreh Arbi Agalliu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA