Kryetari i PD, Lulzim Basha ka folur jashtë selisë së PD duke thënë se është mirënjohës për ndihmën e Elmar Brook, ish eurodeputetit gjerman i CDU, i cili me kërkesë të David Mecallister është në Tiranë për të mbledhur informacion.
I pyetur në ka kërkuar negocimin e Brook, Basha tha: “E para e punës dua të them që jam mirënjohës për ndihmën që jep çdo anëtar i partisë popullore europiane për PD dhe demokratët. E dyta mbetem në dispozicion për të bërë gjithçka për hir të demokratëve dhe për të bashkuar Partinë Demokratike.”
Brook është takuar me Berishën, Bashën dhe faktorë të rëndësishëm të PD dhe Komisionit të Rithemelimit.
Ndërkohë sot skadon ultimatumi që një pjesë e deputetëve të grupit parlamentar i kanë vendosur Lulzim Bashës për të dhënë dorëheqjen. Kryedemokrati Basha vijon të heshtë dhe duket se është në kërkim të kohës.
Prej orës 10 të mëngjesit deri në mesditë, Basha qëndroi në selinë e PD ku ka pasur disa takime të shkurtra mes tij dhe nënkryetarëve Enkelejd Alibeaj dhe Jorida Tabaku.
Sot ka pasur sërish zëra kritikë, të cilët para seancës i kanë kërkuar dorëheqjen Bashës, por nënkryetarja Grida Duma nuk ka folur më për afate por i ka kërkuar kryedemokratit që të mos zvarrisë procesin pasi deputetët janë në pritje të një përgjigje nga ana e tij.
Basha ka premtuar se do të bëjë një hap pas dhe të gjithë janë në pritje.
Top Channel