Jorida Tabaku ironizon: Do uleni me këmbë në tokë apo do flasim vetëm për dele?

17/03/2022 14:12

Deputetja e PD, Jorida Tabaku foli me tone të ashpra në Kuvend duke thënë se duhet të ulen të gjithë me këmbë në tokë. Me tone ironie thotë, “akoma luftoni me mullinjtë e erës për procesin e integrimit” pasi Taulant Balla ftoi opozitën që të kërkojnë anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.

Jorida Tabaku: Dua t’i citoj qytetarëve nga progres raporti. Në fakt është bërë e zakonshme që në këto foltore ose gënjehet, ose hidhet baltë, ose sulmohet, pak dëgjohet të flitet për çështje konkrete. Gënjeu herën e kaluar kur tha ku është raporti me 44 faqe. Aq ishte në fakt.

“Efikasiteti i sistemit gjyqësor është ndikuar nga kohëzgjatja e procedurave, shkalla e ulët e pastrimit dhe numri i madh i çështjeve të pazgjidhura. Gjykatat e Apelit kanë çështje të trashëguara dhe vendet e lira gjyqësore”, thuhet në progres raport.

Është bërë e normës që kushdo sulmon. Akoma po luftoni me mullinjtë e erës për procesin e integrimit, lufta, anija e vetmuar e Edi Ramës që përballon dallgët e gjithë vendeve që kundërshton dhe i vetëm hap negociatat. Do uleni me këmbë në tokë apo jo? Dhashë sugjerime konkrete. Do flasim për këtë apo vetëm për dele e dash. Çfarë tha Balla për këtë paketën se nuk po ia mbaj mend emrin. Kemi indeksuar me normë inflacioni pensionet. Ke bërë mbështetje për 1/3 e pensionistëve, ke rreth 600 mijë pensionistët. Asnjë masë shtesë nuk është marrë.

Gjysma gjel e nisni, gjysma gjel e përfundoni. Besoj që qytetarët shqiptarë e kanë të qartë se Edi Rama ka dështuar në procesin e integrimit dhe ekonomi.

Top Channel