Grupi parlamentar i PS nuk pranoi kërkesën, Agalliu del nga Kuvendi: Nuk jemi dakord me masat e qeverisë

17/03/2022 10:24

Deputeti Arbi Agalliu doli nga Kuvendi pasi grupi parlamentar i PD nuk pranoi kërkesën që të futet në rend dite interpelanca me kryeministrin Edi Rama për rritjen e çmimeve. Agalliu tha se prej kohësh janë bërë propozime nga PD, ndërsa nuk janë dakord me masat e qeverisë, për të cilat thotë se 80% kanë qenë të programuara dhe pjesa tjetër janë fasadë.

Agalliu: Si sekretar i grupit parlamentar të PD, jam për të përcjellë shqetësimin si grup parlamentar. Kemi kërkuar në interpelancë zotin Rama lidhur me situatën ekonomike të vendit tonë, ka një rritje të çmimeve që është shoqëruar me protesta. PD që në shtator të 2021 ka parashikuar situatën e rritjes së çmimeve, të cilës iu bashkëngjit dhe situata e luftës. PD ka bërë disa propozime për TVSH për disa produkte të shportës apo ulje të barrës fiskale, këto propozime nuk u menduan të përshtatshme nga qeveria. 

Tani vijmë në një situatë kur përballemi me abuzueshmëri. Ne nuk jemi dakord me masat e qeverisë se 80% nuk mund ti quaj masa se kanë qenë të programuara në buxhet, pjesa tjetër janë fasadë. Unë sot i kërkova grupit parlamentar të PS të ndryshonin rendin e ditës dhe të vendosnin si pikë interpelancë me kryeministrin. Nuk është pranuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA