Fëmija 5 vjeç është pajisur me urdhër mbrojtje ndaj nënës së tij me një afat 6 mujor, por brenda këtij afati çuditërisht gjykata vendos që kujdestarinë e dy të miturve t’ia lërë nënës.

Fiksi solli me zë dhe figurë të ëmën e të miturve që në sy të fëmijëve quan nënën e ish bashkëshortit k…. dhe prostitutë po ashtu dhe motrën e tij. Por përveç kësaj në një video që babai ju ka bërë fëmijëve këta të fundit kërkojnë me ulërime të atin, i cili qëndron pas dere, pasi fëmijët duhet t’i dorëzojë tek e ëma në bazë të vendimit të gjykatës.

Klodian Loli ankohet në emisionin Fiks Fare për ish-bashkëshorten e tij. Ai thotë se ish bashkëshortja dhunon fëmijët e mitur dhe kjo ka qenë arsyeja që ai është ndarë nga ajo.

Por pavarësisht kësaj Gjykata e Shkallës së Parë Durrës ka vendosur që fëmijët të jetojnë me nënën dhunuese.

Loli u shpjegon gazetarëve të Fiksit se ka bashkëjetuar me të shoqen për 3 vite. Nga kjo bashkjetesë ka edhe 2 fëmijë të moshës 4 dhe 3 vjeç. Por pas 3 viteve ka bërë divorcin për faktin se e shoqja ushtronte dhunë ndaj fëmijëve të mitur. Për këtë fakt ai disponon edhe një urdhër mbrojtje për vajzën me 6 muaj afat. Ndërkohë gjatë kësaj kohe gjykata vendos që fëmijët t’ja lë nënës në kujdes pavarësisht se ajo ushtronte dhunë ndaj tyre. Ndërsa psikologia në aktin e ekspertimit thotë se babai duhet ti mbajë fëmijët 3 ditë në javë ,gjykata vendos për vetëm 1 ditë në 2 javë.

Klodiani tregon gjithashtu se ka shkuar në komisariat ku ka denoncuar ish bashkëshorten se nuk ja jep fëmijët siç ka vendosur gjykata, por gjithashtu ka kërkuar edhe zgjatjen e afatit të urdhrit të mbrojtjes për vajzën nga nëna e saj. Por për kërkesën që ka bërë Klodiani për urdhrin e mbrojtjes ndaj vajzës ,thotë se OPGJ nuk e ka dërguar në prokurori.

Loli shkon serish në komisariat për të marrë dokumentet. Opgj i thotë që të shkojë në prokurori pasi kërkesa e tij është dërguar atje. Gjithashtu qytetari shkon në prokurori por i thonë se dosja nuk është gati pavarësisht se kërkesa është bërë para 1 muaji.

Komunikimi i nënës me ish bashkëshortin në sy të dy fëmijëve

Ish -bashkëshortja: Si po bëhem si mama? Si ajo kurva jote, si mamaja jote?  A, kështu do që të bëhem , që thua një ditë do bëhesh mama? 

Denoncuesi: Në sy të fëmijëve kjo e?

Ish-bashkëshortja: Si ajo edepsezja që ke ti për nënë, ashtu të bëhem dhe unë?

Denoncuesi: Në sy të fëmijëve i thua këto?

Ish-bashkëshortja: O ndyrësirë, o ndyrësirë o biri i k…, hajde dhe merri dhe mbaji të dy, o i fëlliqur, o fëlliqësirë. O rrugaç i rrugëve! Me atë nënë edepsëze që ke, pse s’ma merr në telefon ti thosha dy llafe rrugaçes. Ma nxirr çik atë kurvën nënën tënde  në tëlefon  atë rruspin

Denoncuesi: Në sy të fëmijëve këto, në sy të fëmijëve i thua këto prap e?

Ish-bashkëshortja: Ai, burri L…. e tha, që kurvë cop cop ka qenë K….. i ka nxjerrë paratë me dashnor, dhe të bijën e nxori prostitutë, thuaja se ja them në sy.  Dhe ty ta tregoj unë qejfin, ty dhe asaj k….. tënde.

Denoncuesi: Mirë, mirë!

Ish-bashkëshortja: Qelbashi i mutit.

 Ish bashkëshortja: Nxore fëmijët nga shtëpia ku ke turp ti. Ajo xh…. tha për mamanë tënde që qe k…., qe prostitutë në Greqi edhe për motrën tënde,  për të dyja, ik edhe thojini asaj. Në rregull? Tu bë qejfi tani?

 

 

 

 

 

FOTO GALERI
10/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA