“Është koha të lani mëkatet”/ Rama: Do shkoni në rrethin e fundit të ferrit kur të pyeteni…

17/03/2022 12:33

Kryeministri Edi Rama ishte në një takim me përfaqësues të bizneseve furnizuese të ushqimeve, të cilëve u tha se nuk është koha për fitime. Ndër të tjera i tha se duhet të lanin edhe disa mëkate që kishin bërë më herët.

“Tani nuk është koha për fitime. Tani është koha që edhe ju të lani ca mëkate nga ato që keni bërë më herët. Nuk është koha për të nxjerrë fitime nga gjaku i atyre që po vdesin në luftë. Tani, imagjinoni kur të vdisni dhe të shkoni në botën tjetër.

Aty të takoni Shën Pjetrin dhe ai t’ju pyesë çfarë bëtë gjatë jetës dhe një moment t’ju thotë: Ore ç’ne që fituat aq shumë gjatë luftës së Ukrainës? Dhe për këtë gjë, ju të shkoni në rrethin e fundit të ferrit. Mund të thonë myslimanët që kjo s’ka lidhje me ne. Po, ka lidhje. Sepse Zoti është një, vetëm ne këto e kemi ndarë, por në botën tjetër është një”, tha Rama.

Top Channel