“Edona në garë me Spiropalin”/ Berisha sulmon qeverinë: Nuk mblidhni dot taksat dhe rrisni naftën

17/03/2022 15:13

Ish-kryeministri ka sulmuar qeverinë gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit, ku tha se sipas tij, kriza nuk po përballohet pasi është rritur borxhi dhe në çdo fushë ka korrupsion.

Spas Berishës, Shqipëria nuk po bën asnjë hap për anëtarësimin në BE, madje si pas tij po kthehet pas.

Berisha: Duke dhunuar standaret dhe parimet themelore të një demokracie dhe zgjedhjet e lira, në këto vite Shqipëria u largua nga kriteret e Kopenhagenit.

Në këto vite, Shqipëria zhduku transparencën dhe sot pas 8 vitesh ajo ka një borxh sa Mali i Dajtit, i cili në çdo dimension ka korrupsionin. Rezultatet e progresit te 8 viteve, kanë qenë të kundërta me ato që kanë pritur shqiptarët. Është rritur disa here varfëria. Pavarësisht se borxhi i tyre është rritur me 47% në 8-vjeçarin, ku shkuan këto para çfarë u bë me këto. Tendera me çmim të 8-fishtë krahasuar me standartin europian. Rindërtime, shpenzime kolosale në udhëtime dhe si përfundim, shqiptarët përfunduan në qytetarët me rrogën më të ulët.

Nëse kthehemi te politika e jashtme, e tëra në funksion të autokracisë, por më e dëmshmja është kjo rajonale, një miqësi patologjike me sundimtarin e Beogradit, i cili nuk do mund tja çelë rrugën e progresit të vendit të tij  në BE. Kjo ndërgjegje nuk mohon dot mohimin e gjenocidit, por kërkon dënim pa kushte. Ka një njëri që i bën tualet Vuçiçit. Edi Rama mashtron shqiptarët dhe thotë miku im do respektojë kontratat. Një ecuri e tillë është jo vendnumëro por prapa ktheu.

Shqipëria nuk plotëson standarte, e latë vendin katër vite pa Gjykata kjo do të thotë të asgjësosh shtetin ligjor. Ja ku i keni tani, shikoni funksionimin e tyre.

Kjo mazhorancë dëshmon një arrogancë. Një njeri i cili ësht përgjegjës për këtë dramë, ju ftoj ju hapni pak të dhënat dhe do gjeni që çdo vend i BE ka lëvizur taksat, janë hequr TVSH, kanë dhënë mbështetje për naftën. Nuk i mbledh dot taksat në fushat e tjera dhe gjeti naftën. A e dini që është 3-fishuar vaji i gatimit. Nuk iu interesojnë këto, ju interesojnë fasadat.

Berisha nuk la pa ironizuar as ministret socialiste, ku tha se tashmë Edona Bilali po bën garë me Spiropalin dhe po ju thotë shqiptarëve se Rama është zeus.

Berisha: Garë me Spiropalin. Edona Bilai po ju thot shqiptarëve që Rama po behet Zeus, po ç’është kjo. Ç’e keni këtë mani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA