Eksportet nga Divjaka drejt Ukrainës që u ndërprenë në javën e parë të luftës kanë rifilluar por në sasi më të vogla.

Lakrat  janë produktet që eksportohen më shumë dhe pritet nga kjo javë edhe patatja e re që del në treg.

Por janë rritur çmimet e transportit. Nëse para luftës një drejtues kamioni  merrte 2300 euro për transport në ukrainë, tani kërkon 3300.

Rritje për shkak të luftës shohin edhe te mekanika bujqësore si plugim,frezim,mbjellje etj thone fermerët në divjakë.

Fermerët në Divjakë thonë se kanë dashur te rrisin çmimet e produkteve por tregtaret  nuk ua marrin mallin.

Edhe ambalazhet e produkteve bujqësore janë shtrenjtuar. Nëse një arkë përpara dhjetorit shitej me 60 lek  tani ka shkuar  në 120 lek si plastike dhe prej druri, ndërsa paleta nga 360 lek ne 600 lek.

 

Top Channel