Bylykbashi: Basha me vendimet e tij ka prodhuar hemorragji të rënda në PD

17/03/2022 22:11

Deputeti i PD-së dhe njëkohësisht anëtari i Grupit të Rithemelimit, Oerd Bylykbashi, zbuloi sot në emisionin Open në Top Channel, se nuk ka pasur negociata të fshehta mes Berishës dhe Bashës.

Bylykbashi tha se Basha po i zvarrit gjërat për të fituar sa më shumë kohë.

“Duhet hequr Basha, ky është problemi i parë, që zgjidhet. Por se kush zgjidhet në krye, kjo bëhet me votë. Nuk jam me Bashën kur thotë se ju premtoj të ardhmen, dhe vjen e ardhmja e na e shtyn dhe 4 viteve. Foltorja e Berishës u mbyll më 11 dhjetor. Ajo që u kuptua është se demokratët që votojnë për PD-në kërkojnë diçka fituese për të ardhmen. Nuk mund të bëjmë transfuzion total të kësaj ngjarje. Basha me vendimet e tij ka prodhuar hemorragji të rënda në PD. Me rëndësi është vota dhe më pas do marrim përgjegjësi për të gjitha vendimet që bëjmë”,  tha ai.

Top Channel