Në hyrje të Kuvendit, ish kryeministri Sali Berisha ka folur për gazsjellësin TAP që ka dërguar fuçitë e para të gazit në Itali. Berisha ka kujtuar negociatat që është bërë në kohën kur ishte në qeveri dhe zbuloi se për herë të parë, se është tentuar që ta korruptojnë me shuma të mëdha parash, direkt nga Gazpromi rus.
Berisha: Sot jam para jush për të përshëndetur një ngjarje të madhe në historinë e Shqipërisë dhe të Eurpës. Gazsjellësi përmes TAP ka transportuar sot 10 bisitë e para të gazit në Itali. Ky është gazsjellësi i Europës pa gazin rus. Është një arritje e madhe për Europën, arritje të cilën Shqipëria dhe qeveria që unë kryesova luajti një rol përcaktuar pas Azerbajxhanit dhe presidentit të atij vendi. Për të pasur të qartë rolin përcaktues të Shqipërisë, mund të ishte TAP vetëm nëse kalonte në territorin e Shqipërisë, ku gazi rus nuk mund të kalonte.
Rreth kësaj aksiome u zhvillua një aktivitet i jashtëzakonshëm. U bënë përpjekjet më të mëdha për ta sabotuar që korridorin e jugut ta kapte Rusia. Kundërshti të mëdha në të gjitha vendet që kalonte gazsjellësi përveç Shqipërisë u shfaqën në rritje për të eliminuar gazsjellësin TAP u krijua nga 3 vendet fqinje një rrjet real dhe virtual që u quajt Itali-Turqi-Greqi.
Ju thashë, TAP mund të ishte TAP vetëm po të kalonte territorin e Shqipërisë. Presidenti Irham Aliyev e përjashtoi IGTGI nga gara, gjë që shkaktoi zemërim. Vijuam me durim të madh përpjekjet diplomatike për të bindur fqinjët tanë se nga tap përfitonin të gjithë, nuk humbiste asnjeri dhe se vendimi i presidentit Aliev ishte pozitiv. Një falenderim dhe mirënjohje të madhe meriton sot ish presidenti i Italisë Gergo Napolitano që përmbysi qëndrimet absolutisht të gabuara të administratës së shtetit të tij dhe u bë promotor i një qëndrimi pozitiv të republikës italiane ndaj këtij projekti. Mirënjohje kam për Hillary Clinton.
Në të gjithë axhendën time 8 vjeçare me Uashingtonin, 2 kanë qenë problemet madhore, NATO dhe TAP. Clinton nuk u shpreh asnjëherë në mbështetje të projektit por duke vendosur në dispozicionin tonë stafin e saj më të kualifikuar për energjinë, na ka dhënë një ndihmë shumë të çmuar për të vijuar betejën tonë diplomatike në favor të TAP. Kam mirënjohje të pakufijshme për diplomatët shqiptarë. Vetëm për TAP, Sali Berishës i janë ofruar shumat më madhore, po ai i ka regfuzuar sepse isha i bindur që gazi rus nuk ishte i duhuri për Europën.
Oferta erdhi direkt nga Gazpromi.
Top Channel