Ish kryeministri Sali Berisha zgjodhi të mos fliste për Lulzim Bashën jashtë Kuvendit por theksoi se po merret me intensitet me PD. I pyetur se si po vijon çështja në gjykatën e Francës për shpalljen “non grata” nga SHBA, Berisha tha se nuk ka folur me avokatin.

Pyetje: A do të jepni dorëheqjen së bashku me Bashën nga PD-ja?

Berisha: Mos ma ngatërroni Lul bravën me këtë çështje të madhe të TAP-it, unë sot po flas vetëm për TAP-in. Mos më devijoni konferencën e shtypit, nëse keni pyetje për TAP-in unë jam këtu tu përgjigjem. Dua të them që unë po merrem me intensitet për PD-në.

Pyetje: Deri ku është çështja e gjyqit në Francë për shpalljen tuaj “non grata”?

“Nuk kam komunikim të fundit me avokatin në Fracnë, Sali Berisha merret vetëm me transparencën”, u përgjigj Sali Berisha.

Top Channel