Balla zbulon ku ndodhet Rama, ironizon opozitën: Ngarkoni kamionat me mbetjet e non gratave për protestë

17/03/2022 10:58

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Sociaiste Taulant Balla deklaroi sot në Kuvend se shumica nuk ka asnjë merak të zhvillojë debat më këdo për gjithçka, por për çështje çmimesh, Balla theksoi se shumica parlamentare e ka të pamundur të bëjë debat me ‘nongratat’.

Ndërsa kryeministrin Edi Rama që e kërkojnë për interpelancë për rritjen e çmimeve, thotë se është në takim me qytetarë që janë prekur nga çmimet e larta.

Balla: Për çështje çmimesh me non gratat është e pamundur të bëjmë debat sepse prej ditësh së parë keni hedhur gurin por nuk keni fshehur as dorën. Lidhur me atë që u tha këtu dhe nuk ka asnjë dyshim që ne duam dhe në çdo moment të bëjmë debat, por pikë së pari duam ta bëjmë me ata që preken nga pasojat e kësaj lufte dhe janë qytetarët e thjeshtë të këtij vendi. Në këtë moment që flasim, kryeministri është në takim me qytetarë që janë prekur drejt për se drejti kjo, ndërsa për Saliun tuaj, na e kurseni këtë lloj pislliku që mundoheni të bëni në këtë sallë.

Çështja e çmimeve ka prekur të gjithë Europën dhe mbarë botën. Është një armë politike që Rusia po përdor. Turpi më i madh është që nuk ka një vend të dytë në Europë që një pjesë e opozitës, shkoni mor bashkë të gjithë, të përdorin një moment kaq kritik, ndaj ju vazhdoni, shkoni dhe në protestë të shtunën. Ngarkoni kamionat për të sjellë mbetjet e non gratave, por sa kohë Berisha dhe televizionet t’i bëjnë jehonë protestave, mbajeni me shëndet ndërsa parlamenti vijon me rend dite.

Top Channel