Kryetari i Grupit Parlamentar, Taulant Balla i kërkoi deputetëve që të flasin për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Në Kuvned, ftoi opozitën që të kërkojnë anëtarësimin e shpejtë të 6 vendeve të Bashkimit Evropian në BE.
“Interesi i Shqipërisë e do sot më shumë se kurrë se kur flasim për aspiratën më të rëndësishme historike, atë të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, ta lëmë agjendën politike mënjanë dhe të kthehemi të flasim për kontekstin e ri gjeopolitik dhe nevojën që të gjithë kemi të flasim me të njëjtën gjuhë, ndërsa kemi mundësi të flasim dhe të takojmë kolegë të vendeve të BE-së në të gjitha nivelet e përfaqësimit të tyre.
E nderuar zonja Tabaku unë do doja ta ftoja opozitën sot që Kuvendi i Shqipërisë krahas kuvendeve të Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Bosnjë Hercegovinës dhe të Serbisë, mos të kërkojmë përshpejtim të procesit, unë mendoj se ka ardhur koha të kërkojmë anëtarësimin e shpejtë të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Konteksti i ri gjeopolitik i shkaktuar nga agresioni rus kërkon një përshpejtim të procesit të Moldavisë, të Gjeorgjisë edhe Ukrainës.
Ballkani Perëndimor duhet të jetë hapi tjetër i zgjerimit dhe ka ardhur koha që kjo të marrë një rrugë të re. Kur flitet për integrimin agjendat politike t’i lëmë mënjanë dhe të fokusohemi te momenti që jemi”, tha Balla.
Top Channel