Ditët e vështira që po kalojnë shtetasit ukrainas, i kanë detyruar ata që të braktisin gjithçka e të largohen nga të munden për të shpëtuar gra e fëmijë.

351 shtetas ukrainas kanë mbërritur edhe në Shqipëri të cilët janë strehuar tek të afërm  dhe kontakte të tyre të mëparshme.

Ndërkohë që grupe të tjera janë gati të nisen me autobusë.

Organizatat ndërkombëtare jo qeveritare që veprojnë në Shqipëri ende nuk kanë ndërmarrë asnjë masë për t’i mirëpritur.

Shumica e refugjatëve të luftës kanë ardhur vetë. Por edhe kur kanë mbërritur, ata kanë gjetur vetë strehim, si një familje në Vlorë.

Asnjë organizim dhe asnjë fond. Formalisht është hapur një llogari bankare.

Është një fushatë publike në shenjë solidarizimi nga qytetarët shqiptarë në para, në të holla e më pas gjithë shuma do të dërgohet në Ukrainë”, tha Artur Katuci, sekretar i përgjithshëm  Kryqi i Kuq shqiptar.

Por Kryqi i Kuq shqiptar duhet të ishte ndër të parat që të kishin fokus tek refugjatët e luftës nga Ukraina.

Në disa qendra tregtare mund të gjesh ndonjë çift vajzash, që vishen me Kryqin e Kuq, por duket qartë, se janë të pa interesuara ta kryejnë këtë funksion, megjithëse janë vullnetarë. Vetë drejtuesit e Kryqit të Kuq, të habisin me përgjigjen, se ndryshe nga e gjithë bota e civilizuar, që është fokusuar të ndihmojë ukrainasit, për ta, kjo nuk është çështje kryesore.

Për momentin megjithëse të dhënat i kanë autoritetet për refugjatët çështja nuk është në rend të ditës”, tha Katuci.

Në Ministrinë e Brendshme thonë se një pjesë e shtetasve ukrainas që kanë mbërritur në vendin tonë kanë kërkuar mbrojtje të përkohshme dhe se të gjithë ata që kanë ardhur deri më tani janë strehuar tek të afërm të tyre  për shkak të njohjeve apo lidhjeve martesore që ekzistojnë  ndërmjet dy vendeve. Në Shqipëri. megjithëse në Shqipëri rrjetet e Kombeve të Bashkuara, si UNICEF apo UNHCR, komisariati për refugjatet, operojnë prej dekadash, nuk ka asnjë shenjë as të dukshme, as të padukshme, se ata po organizojnë ndonjë rrjet mikpritjeje për refugjatët e luftës, apo ndonjë nismë të ngjashme. Në muret e tyre ka vetëm postera standarde dhe të vjetër për klimën.

Në një reagim të përgjithshëm për Top Channel, UNHCR konfirmon në fakt se deri më tani nuk është bërë asgjë përveç asistencës teknike.

Në Shqipëri UNHCR po mbështet përpjekjet e qeverisë për të mbrojtur dhe ndihmuar refugjatët  duke koordinuar përgjigjen humanitare që do të zgjerohet me agjencitë e OKB dhe OJQ  në një moment të dytë.

UNHCR ,UNICEF apo edhe organizatave të tjera me fokus azilkërkuesit dhe refugjatët u akordohen fonde për të ndërhyrë pikërisht në këto raste, pra raste krizash. Por të kontaktuar nga Top Channel ato justifikohen se nuk u është kërkuar të ndërhyjnë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA