Analisti Andi Bushatit tha se nxitimi i Berishës për të marrë kryesinë e PD do krijojë një frakturë të re në Partinë Demokratike.

I ftuar në studion e Open ai tha se Basha tashmë është kufomë politike dhe është kohë e humbur të flitet për të.

“Basha është kufomë politike, ne humbasim kohë kur flasim për fatin e Bashës. Nëse nuk e jep dorëheqjen tani, do e japi pas një jave, po nuk e dha pas një jave, pas një muaji. Hesapi politik i Bashës është mbyllur. Lajm sot është ajo që tha Berisha. Pra, kur diskutohet ikja e Bashës, Berisha është i vendosur që thotë që duhet të jem unë në krye. Ky është gabim, dhe duhet moment për reflektim. PD-së së Berishës, një parti personale e tij, i ka munguar demokracia brenda vetë partisë, i ka munguar kultura e votës. Nuk është çështje sa shpejt do e marrë Berisha karrigen, por sa të aftë do jenë këta të foltores të zgjerojnë familjen dhe të fitojë opozita ndaj regjimit. Kam frikë se nxitimi i Berishës, do krijojë një frakturë të re”, tha Bushati.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA