Të paktën 19 emigrantë të humbur pas përmbysjes së barkës në brigjet e Libisë (fotot)

16/03/2022 16:20

Të humburit supozohen të vdekur pasi vetëm tre emigratë u shpëtuan dhe një trup u rekuperua, njoftoi roja bregdetare libiane.

Një barkë me 23 emigrantë u përmbys të dielën në detin Mesdhe pranë brigjeve të Libisë, në të cilën 19 njerëz të humbur supozohen të vdekur, thanë autoritetet.

Roja bregdetare e Libisë tha se emigrantët nga Egjipti dhe Siria ishin nisur nga qyteti lindor i Tobruk mëngjesin e tragjedisë. Tre emigrantë u shpëtuan dhe u dërguan nëspital. Një trup u rekuperua nga autoritetet dhe përpjekjet e kërkimit ende vijojnë, thanë autoritetet.

Tragjedia e fundjavës është më e fundit mes tentativave të kalimit të Mesdheut për të arritur në tokën evropiane. Libia është kthyer në pikën kryesore të tranzitit për emigrantët që i largohen varfërisë e luftës në Afrikë e Lindjen e Mesme, me shpresë për një jetë më të mirë në Evropë.

Rrjetet e organizura te trafikatëve kanë përfituar nga kaosi në Libi për të trafikuar emigrantë nga vendi i pasur me naftë, që kufizohet me gjashtë vende të tjera të rajonit.

Emigrantët shpeshherë ngjeshen në barka prej gome për lundrimin e rrezikshëm detar.

Të paktën 192 emigrantë janë mbytur në rrugët detare të trafikut vetëm në 2022, thotë Organizata Ndërkombëtare e Emigracionit.

Në vitin 2021, të paktën 32,425 emigrantë janë shpëtuar në det dhe kthyer në Libi, ndërsa të paktën 1,553 supozohet se janë mbytur, sipas agjencisë.

FOTO GALERI
1/3
Një barkë me 23 emigrantë u përmbys të dielën në detin Mesdhe pranë brigjeve të Libisë, në të cilën 19 njerëz të humbur supozohen të vdekur

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA