‘Mbretëresha’ e ndërhyrjeve estetike shfaq pamjen ‘tmerruese’ në daljen e rallë publike në Melbourne (fotot)

16/03/2022 17:46

Pasi e përshkroi vetën si ‘kukulla e vetme Barbie njerëzore’ modelja australiane e ka transformuar veten duke shpenzuar më shumë se $200,000 në procedura kozmetike – si pesë operacione të zmadhimit të gjoksit, gjashtë operacione në hundë dhe senca të pafundme mbushjesh apo Botox.

Nuk është e vështirë të dallosh nga të tjerët Tara Jayne Mconachy teksa dilte për xhiro dje në Melbourne me pamjen e saj të ekzagjeruar kirurgjike.

Modelja 33 vjeçare e Instagram u bë e famshme vitin e kaluar në një program  ‘reality show’ Botched (E dështuar), teksa vinte dje me nënën e saj në një treg në Melbourne për drekë.

Duke bërë shumë koka të ktheheshin teksa ecte në trotuar Tara nuk linte shumë për imagjinatën teksa kishte veshur një ‘body’ të hollë dhe sandale rozë.

Ish-punonjësja e shëndetësisë kompletonte pamjen me një çantë blu Louis Vuitton me vlerë 9000 dollarë dhe një komplet thonjsh të rremë blu.

Tara kishte abronxaturë të plotë dhe mbante lirshëm flokët e zinj.

Në gusht Tara ishte shfaqur në dokumentarin e Todd Sampson ku tregohej për një grup grash australiane të fiksuara me operacionet plastike.

Në program Tara e quante veten ‘një kukull moderne Barbie’, dhe u kërkonte doktorëve gjokse më të mëdhenj.

Por ajo mbeti e zhgënjyer nga doktorët pasi nuk pranuan ta operojnë prej peshës së saj të mjerë trupore prej vetëm 45 kg.

Tara kërkon $25 abonim në muaj në faqen e saj dhe më parë mburrej se kishte fituar $10,000 në diët e para të platformës me pagesë.

FOTO GALERI
1/10
Tara Jayne Mconachy dilte për xhiro dje në Melbourne me pamjen e saj të ekzagjeruar kirurgjike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA