Moderatorja Armina Mevlani rrëfeu sonte në “Goca dhe Gra” për periudhën e vështirë që ka pasur kur marrëdhënia e saj me Shkëlzen Berishën u bë publike.
Ajo tha se është ndierë e sulmuar, në një kohë kur ishte naive.
“Unë personalisht e kam gjetur veten në një moshë shumë të re përpara sulmeve medietike. Jeta ime, që kur lidhja ime u bë publike, ndryshoi komplet. Unë isha një vajzë naive që adhuroja të rrija vetëm me shoqërinë time. S’kisha pasur eksperienca lidhjesh serioze më parë.
Nga momenti që më ndryshoi në pak ditë, fillova të kuptoj që shumë gjëra nga shoqëria ime funksiononin ndryshe. Shumë gjëra të miat personale filluan të qarkullonin, të cilat unë i kisha folur me njerëzit e mi më të afërt”.
Pas rrëfimit të saj, blogerja ka një mesazh për vajzat që e dëgjojnë:
“Ajo që unë dua t’i them vajzave të reja, të paktën për sa i përket eksperiencës sime, është që të tregohen të zgjuara dhe të jenë të fokusuara te jeta e tyre intime. Është një shprehje që thotë ‘mos tregoni rrigën, jetën intime dhe planet e ardhshme”.
Top Channel