“Herën tjetër s’po vijmë fare se mos bëhen katërnjakë”, çifti tregon eksperiencën e tyre me trinjaket identike

16/03/2022 19:56

Prindërit e trinjakeve identike treguan për “Shqipëria Live” se si është zbukuruar jeta e tyre pas ardhjes në jetë të vajzave.

Përpos lumturisë, Marigona Rexhepi, nëna e vajzave, shprehet se kanë qenë katër vite të lumtura por edhe të lodhshme për të dhe bashkëshortin.

Veton Rexhepi, babai i vajzave tregoi se vajza e madhe ishte vetëm 6 muajsh kur kishin vendosur të shkonin tek gjinekologu për të mësuar nëse Marigona ishte shtatzënë apo jo.

Ata me shaka kishin bërë disa parashikime rreth numrit të fëmijëve që do të vinin në jetë por të cilat më pas dolën të vërteta.

Në kontrollin e radhës ata ishin siguruar që ishin në pritje të tre fëmijëve.

“Herën tjetër nuk po vijmë farë se mos bëhen katërnjakë”, kishte qenë batuta e Vetonit drejtuar mjekut.

Ai tregon se nuk e kanë të vështirë t’i dallojnë nga njëra-tjetra ndërsa familjarët e ndjejnë këtë vështirësi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA