Gaboi me portën bosh në derbi, braziliani i Partizanit i transformuar përballë Egnatias

16/03/2022 20:46

Partizani nuk mori atë që pritej në ndeshjen me Egnatian, por barazimi 2-2, kur skuadra kishte mbetur me dy lojtarë më pak në fushë është pa dyshim rezultat i mirë.

Lojtari më i mirë i ndeshjes rezultoi sulmuesi brazilian Stenio Junior, i aktivizuar nga Mehmeti në pjesën e dytë në vend të Herald Markut. Këtë e vërtetojnë edhe statistikat e emisionit Analizë Superiore.

Dy gjuajtje në portë, të dyja në rrjetë, 22 pasime të sakta nga 25 gjithsej dhe 68% të aksioneve të realizuara (27 nga 40). E të mendosh që ky lojtar në derbin me Tiranën gaboi me portën bosh.

Dritan Mehmeti, në intervistën në “Gol pas Goli” shprehu shqetësimin për vazhdimësinë e sulmuesit brazilian, i cili është shfaqur me efektiv kur ka ardhur në stoli. Mbetet për t’u parë nëse trajneri i të kuqve do ta aktivizojë titullar apo do ta mbajë armë rezervë për ta përdorur kur skuadra të ketë nevojë për të.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA