Britaniku që shkoi të luftonte në Ukraine kthehet mbrapsht prej frikës së ‘misionit vetëvrasës’ dhe kritikave të gruas (fotot)

16/03/2022 21:11

Një baba britanik që udhëtoi drejt Ukrainës për t’iu bashkuar rezistencës kundër Rusisë raportohet se është kthyer prapa pasi trembej se po i bashkohej një “misioni vetëvrasës” dhe kritikave të ashpra që mori nga bashkëshortja dhe i biri 16 vjeçar.

36 vjeçari Ben Spann nga Leamington kishte udhëtuar drejt Ukrainës pasi besonte se “ishte gjëja e duhur për të bërë” megjithse nuk kishte eksperiencë ushtarake apo lidhje në vend.

Ai kishte kaluar tre ditë në një bazë ilegale me katër ish-ushtrakë të tjerë britanikë para se të vendoste se aventura ishte “një makth” dhe të kthehej përsëri në Britani.

Por Spann, i cili ka krijuar një bamirësi kundër dhunës, tha për rrjetin Sky News se është penduar që u largua pasi ndjehej se la në baltë shokët e tjerë.

Tani ai rekomandon që njerëzit pa eksperiencë ushtarake të mos ushëtojnë ne Ukraine pasi janë më shumë një barrë sesa ndihmë.

Spann nuk i kishte thënë familjarëve se po shkonte të luftonte kundër Rusisë, por se do të ndihmonte refugjatët në Poloni.

Por ai shkoi me avion drejt Szczecin ne Poloni, dhe më pas me autobuz drejt kufirit ukrainas, e më tej në këmbë drejt Kievit me katër ish-ushtarakët e tjerë.

Grupi kishte arritur natën në temperatura -6C kur u vendosën në shtëpinë e sigurtë bashkë me vullnetarë të tjerë, tregon Spann.

“Dhoma e vogël nuk kishte krevate apo ujë të rrjedhshëm dhe ishte si një qoshe drogaxhinjsh në Angli”, thotë Spann duke shtuar se qëndroi aty tre ditë duke pritur mjetin e transportit që do të sillte armë, por nuk erdhi kurrë.

Por më pas aty kishte ardhur një skuadër ukrainase prej10-paraushtarakësh që nuk kishin besim te motivet e tyre pasi asnjë nuk kishte luftuar më parë jashtë vendit të tyre me “Legjione të Huaja”.

Spann thotë se bashkë me vullnetarët e tjerë u mbajtën peng me kallashnikovët që iu mbaheshin te koka  për 20-30 minuta, teksa grupi ukrainas kontrollonte shtëpinë ku ata kishin qëndruar.

Më pas atmosfera ndryshoi kur ata kuptuan se ishin britanikë që kishin ardhur për t’iu bashkuar luftës kundër Rusisë.

Ministria ukrainase e mbrojtje kishte nxjerë një thirrje zyrtare në rrjetin Facebook për vullnetarë të huaj luftëtarë në javën e parë të luftës, ku thuhej: “Bashkojuni legjionit ndërkombëtar të forcave territoriale të Ukrainës! Nëse nuk jeni ukrainas por jeni me Ukrainën kundër pushtimit rus, bashkohuni me ne!”

Ditën tjetër grupi i Spann u dërgua në bazën e armëve ku u pritën nga pamja e vrazhdë e dy ushtarëve të vdekur rusë, që ishin ngecur në këmbë me kapelet mbi fytyra.

“Pamja ishte një paralajmërim për rusët dhe më bënë të kuptoj se këta njerëz ishin gati të luftonin e të vdisnin së bashku”, thotë Spann duke shtuar se britanikeve nuk iu dhanë armë dhe u kthyen në shtëpinë ku kishin qëndruar.

“Në të njëjtën kohë po merrja shumë kritika nga gruaja dhe djali im që thonin se nuk merakosesha për ta”.

Në këtë pike Spann u nda nga ish-ushtarakët dhe u kthye për në shtëpi.

Spann tha për Sky News se kishte riparuar gjërat me gruan dhe të birin por ndjen se la në baltë kolegët e tij.

Lajmi vjen pak pasi Rusia hodhi në erë një qendër luftëtarësh të huaj dhe dërgesa armatiemsh në një bazë pranë kufirit të Polonisë të dielën.

Igor Konashenkov, zëdhënësi  i ushtrisë ruse tha se baza në Yavoriv – 15 km larg Polonisë u godit nga një raketë e preçizionit të lartë pasi mbante mercenarë të huaj dhe një masë të madhe armatimesh të dërguara nga jashtë.

Konashenkov tha se 180 njerëz ishin varë në sulm, kurse Ukraina tha se 35 njerëz ishin vrarë dhe  134 ishin plagosur.

FOTO GALERI
1/6
36 vjeçari Ben Spann nga Leamington kishte udhëtuar drejt Ukrainës pasi besonte se “ishte gjëja e duhur për të bërë”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA