Policia italiane shkatërroi një organizatë kriminale të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike, e të përbërë nga 13 persona, italianë dhe shqiptarë.

La Republicca shkruan se orët e para të mëngjesit të sotëm, hetuesit e skuadrës së lëvizshme të Romës dhe Viterbos janë hedhur në aksion për zbatimin e 13 mandat arresteve të kërkuara nga Drejtoria rajonale e  Antimafias të Romës e të lëshuara nga prokuroria e kryeqytetit Italian.

Në mesin e të dyshuarve, shkruan e përditshmja vendase, bie në sy emri i Lila Elsës, 40 vjeçe, këngëtare e njohur në Shqipëri, e cila mbante llogaritë e grupit. Lila, e lindur në Tiranë, jeton prej vitesh në Itali.

I përfshirë rezulton dhe boksieri Petrit Bardhi, i njohur si “Titty”, që ishte identifikuar sakaq për probleme te ngjashme edhe në korrik 2015, gjatë një operacioni të Guardia di Finanza. Bardhi ishte mik i ngushtë i Arben Zogut, me nofkën “Riccardino”, ultras i ekipit të Lacios, i denuar për trafik droge në maj 2016.

Riccardino e Titty, thotë la Repubblica, ishin bërë pjesë e një klani italo-shqiptar narko-trafiku të drejtuar nga vëllezërit Guarnera. Aktiviteti kryesor i shqiptarëve ishte shitja e kokainës dhe mbledhja e gjobave. Mësohet se aktualisht, vijojnë kontrollet dhe arrestimet në zonën e Acilias.

FOTO GALERI
6/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA