Stërvitje në Shqipëri, atletët bashkë me trajnerët do vijnë nga Ukraina

15/03/2022 12:49

Ditë pas dite ukrainasit po përpiqen t’i shpëtojnë luftës edhe pse është mjaft e vështirë që të gjenden rrugë të sigurta për t’u larguar. Mes tyre edhe sportistët nuk bëjnë përjashtim.

Ikona e atletikës ukrainase, Sergei Bubka, njëkohësisht president i komitetit olimpik të vendit të tij, duke falenderuar presidentin e federatës së atletikës shqiptare Gjergj Ruli i ka kërkuar edhe strehimin dhe krijimin e mundësisë së stërvitjes për dy atlete së bashku me trajneret e tyre.

Sergei Bubka: Do të jem shumë mirënjohës nëse mund të më ndihmoni në organizimin e kushteve stërvitore në vendin tuaj për dy atletet ukrainase dhe trajneret e tyre. Alina Shukh me trajneren e saj Maya Shukh dhe Valeriya Mukhobrod me trajneren e saj Anastasia Olkhovnikova që tani janë në një gjendje shumë të  vështire. Ato nuk kanë mundësi të bëjnë një jetë normale këtu në Ukrainë, duke përfshirë edhe trajnimin dhe do të ishte shumë mirë nëse do të mund t’i ndihmonit.

Presidenti i federatës së atletikës Gjergj Ruli është shprehur i gatshëm për t’i krijuar të gjitha kushtet sportisteve ukrainase.

Ndërkohë edhe presidenti i komitetit olimpik Fidel Ylli ka komunikuar me Sergei Bubkën duke i shprehur solidaritetin e tij për situatën dhe gatishmërinë për çdo nevojë të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA