Kryeministri Edi Rama ka reaguar në Twitter, pas vendimit të qytetarëve për të shtyrë protestat për ditën e shtunë.

Ai e komenton si një taktikë të tyre për të sjellë militantët e partive nga rrethet.

Shtyrja e protestave të turpit për të shtunën lidhet me mobilizimin financiar dhe partiak të foltoreve e fallxhoreve për të sjellë militantët nga rrethet, që përpëlitjet e fundit të marrin befas pamjen e një dallge televizive, të cilën vetëm Kremlini mund ta shohë me admirim!” shkruan Rama.

Ai nuk la pa përmendur se pas protestave në vend fshihet Rusia, duka i quajtur qytetarët vegël të saj.

Edhe pse më të paktë në numër, protestuesit përmendën këtë të martë në ditën e shtatë të protestës se Paketa e Rezistencës Sociale e miratuar nga qeveria si ndihmë në këtë krizë,  nuk është masa e duhur për të përballuar gjendjen.

Qytetarët lajmëruan se nuk do të ketë protestë deri te shtunën, duke theksuar se afati i kërkesave të bëra publike të përmbushet deri në fundjavë nga qeveria.

Kjo revoltë e qytetarëve erdhi pas rritjes së menjëhershme të çmimit të produkteve ushqimore dhe hidrokarbureve si efekt i luftës në Ukrainë.

Top Channel