“Shqipëria i ka përmbushur me kohë kushtet”/ Borrel: Ka ardhur koha të ringjallet procesi i çeljes së negociatave

15/03/2022 12:02

Zv.presidenti i Komisionit Evropian, Josep Borrell, ka treguar se Bashkimi Europian ka treguar mbështetje maksimale për Ukrainën, ndërsa vlerësoi edhe ndihmën e Shqipërisë si anëtare e OKB-së.

Gjatë takimit që pati me kryeministrin Rama këtë të martë, Borrell përmendi edhe negociatat, ku shtoi se Shqipëria i ka përmbushur me kohë kushtet dhe ai, së bashku me anëtarë të tjerë të KE-së po japin maksimumin e tyre për të ndihmuar në shpejtimin e procesit.

Ai tha se datë konkrete për çeljen e negociatave nuk ka, por çështja është në horizont.

Borrell: Jam shumë i kënaqur që jam sot në Tiranë me ju dhe qeverinë tuaj. Shqipëria është ndalesa ime e dytë në këtë vizitë. Më lejoni të falenderoj kryeministrin Edi Rama me të cilin kam pasur diskutime të mira. Do takohem me shoqërinë civile të cilët luajnë një rol kaq të rëndësishme për demokracinë e vendit. Të gjithë e dimë që ky është një moment kritik për ne për BE, për të gjithë botën, përfshirë edhe Shqipërinë është moment kritik prandaj duhet t’i diskutojmë këto çështje.

Është e tmerrshme sesi udhëheqja ruse po sulmon Ukrainën pa dallim, është një sulm kundër civilëve përfshirë gra, fëmijë, spitale. Forcat po shkaktojnë dëme të mëdha dhe të gjithë kemi para rezistencën e guximshme të Ukrainës, ne me ngulm do te vazhdojmë mbështetjen tonë, pavarësisht presionit të Rusisë. Në përgjigje të këtij agresioni, ne kemi miratuar një paketë të katërt të sanksioneve të fortë për të rritur presionin ndaj Kremlinit.

Masat që po ndërmarrin do të kenë ndikim në tregtinë ruse, te eksporti i mallrave, në shenjeshtër kemi vëne edhe sektorë kritikë. Kemi 800 individë dhe kompani që luajnë një rol, klikës rreth Putinit. Kjo është një goditje tjetër madhore, mbi te cilin pPutini po merr burime për ta financuar.

Shqipëria e ka treguar që është nga partnerët më të fuqishëm të BE, Shqipëria ka rikonfuarmuar angazhimin e saj për rendin dhe sigurinë ndërkombëtare. Si anëtare e OKB, ka qenë bashkë hartuese dhe bashkë sponsorizuese në rezolutën kundër Rusisë. Shqipëria është aleate e NATO dhe ofruese e sigurisë. Ju jam mirënjohëse, është kontribut i rëndësishëm.

Ne po jetojmë në momente dhe stabiliziteti dhe të qenurit të bashkuar është shumë i rëndësishëm. Ju kryeministër keni thënë që s’na duhen më fjalë por vepra, ka ardhur koha të rigjallërohet procesi. Shqipëria i ka përmbushur me kohë të gjitha kushtet me zë të fortë e mbështes punën dhe un do mbështes çeljen e negociatave. S’ka datë por është horizonti. Unë dhe kolegët e mi, jemi të gjithë të përkushtuar, të angazhuar, të gjitha insitucionet e kanë kuptuar rëndësinë që të përfaqësojmë europianët. Kjo duhet përmbushur në atë horizont konkret. Kjo nuk varet prej meje por nga të gjitha insitucionet e BE-së por ne po punojmë sa më shumë të jetë e mundur. Dua t’iu përgëzoj për punën e tuaj.

Top Channel