Pamje të rënda të kamerave trupore të policisë janë publikuar në SHBA ku shihen momentet kur një grua në San Diego u qëllua për vdekje nga oficerët që po ekzekutonin urdhërin e dëbimit nga shtëpia, pasi ajo sulmoi me thikë një prej policëve.
Në pamjet e publikuara nga zyra e sherifit Jason Bunch, shihet sesi oficerët trokasin në derën e 47-vjeçares Yan Li në kompleksin e banesave Acqua Vista më 3 mars.
“Kemi një urdhër dëbimi,” dëgjohet Bunch që i thotë gruas, e cila shihet më pas me një thikë të madhe në dorë, raporton e përditshmja vendase San Diego Union Tribune .
“Hidhe thikën ose do të të qëlloj!” thërret sherifi dhe nxjerr armën. “Hidhe thikën!” përsërit ai në pamjet dramatike.
Rezidentja ia kthen: “Nga ta di që nuk je një grabitës?”
“Hidhe armën zonjë ose do të të qëlloj”, përsërit polici edhe pse gruaja e akuzon se mund të jetë një polic i rremë. Gruja i kërkon të shohë distinktivin, hedh letrat e tyre përtokë dhe mbyll derën me përplasje.
Ajo vazhdon të ulërasë nga prapa derës ndërsa polici vijon thirrjet e tij nga jashtë.
Pamjet rikthehen në çastet rreth gjysmë ore më vonë kur policia e San Diego vjen në skenë e shoqëruar me qen.
Mediat thonin se Li kishte kërcënuar më herët menaxherët e kompleksit dhe një punonjës mirëmbajtjeje.
Më tej në pamje shihet policia që hyn në apartamentin e gruas së trazuar duke përdorur një tjetër çelës.
Në një moment polici njofton prezenën e gruas në dhomën e gjumit dhe e qëllon me një armë jo-vrasëse.
Por arma nuk arrin ta rrëzojë gruan, e cila sulmon oficerët dhe një përleshje nis pas tërheqjes së tyre në korridorin e apartamentit.
Mes përleshjes disa oficerë shihet që rrezohen përtokë dhe disa të shtëna arme dëgjohen.
Një prej oficerëve thotë se është qëlluar me thikë nga gruaja, e cila është qëlluar dhe është e shtrirë përtokë.
Polici i plaogsur u trajtua për plagën dhe ka dalë nga spitali.
Katër oficerët që hapën zjarr janë identifikuar si Daniel Nickel, Javier Medina, David Williams dhe Rogelio Medina, sipas mediave.
Avokati i të drejtave civile të Los Angeles, John Carpenter tha se incidenti tragjik ishtë një “shembull klasik i përshkallëzimit të konfliktit që përfundon me një vrasje të paligjshme”.
Carpenter përshkruante Li si “një grua e trazuar nga kriza e humbjes së shtëpisë, gjendja e së cilës përkeqësohej në mënyrë të panevojshme nga forcat e rendit”.
Katër oficerët janë vendosur me detyra brenda stacionit të policisë deri në hetimin e ngjarjes.
Shumë njerëz që kanë parë videon në YouTube channel PoliceActivity, kanë dënuar taktikat e policisë dhe thonë se oficerët duhet të kryjnë të tjera trajnime për detyrën e tyre.
Top Channel