23/11 21:01
Rusia ka vendosur sanksione kundër presidentit amerikan Joe Biden, Sekretarit të Shtetit Antony Blinken dhe disa zyrtarëve të tjerë amerikanë.
Lajmi u bë i ditur nga Ministria e Jashtme ruse, në një deklaratë të lëshuar këtë të martë, e cila thekson se masa vjen si përgjigje ndaj sanksioneve që ka marrë Rusia deri më tani.
“Në përgjigje të një sërë sanksionesh të paprecedentë… nga 15 marsi i këtij viti, ‘lista e ndalimit’ ruse përfshin në bazë të reciprocitetit Presidentin J. Biden, Sekretarin e Shtetit A. Blinken, Sekretarin e Mbrojtjes L. Austin dhe Kryetarin e Shefat e Përbashkët të Shtabit M. Milley, si dhe një numër shefash departamentesh dhe figura të njohura amerikane”, thuhet në deklaratë.
Top Channel