Serbia hap “sirtarët” e drejtësisë pas humbjes së Vuçiçit. Nga policët te bankierët, pse po arrestohen tani zyrtarët që dikur ishin të paprekshëm? Sasi gruri dhe mistri do të eksportohen në të gjithë vendet Ballkanit Perëndimor, paralajmëroi Ministria e Bujqësisë e Serbisë, një lëvizje kjo që vjen pas një ndalese të vendosur ditë më parë.
Njoftimi u bë pas takimit që zhvilluan në Beograd ministri i Bujqësisë i Serbisë, Branisllav Nedimovic, dhe ministrja shqiptare e Bujqësisë, Frida Krifca.
Në deklaratën për shtyp, thuhet se vendet e nismës “Ballkani i Hapur”, si dhe vendet e tjera fqinje, “mund të llogarisin te Serbia si një partner i besueshëm, në kohën e sfidave të mëdha në sektorin ushqimor”.
Përfaqësuesit e Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, që përbëjnë nismën “Ballkani i Hapur”, kanë planifikuar të mbajnë një takim të ri në mes të marsit, por e kanë shtyrë atë për në maj, për shkak të, siç është thënë, luftës në Ukrainë.
Një ditë më herët, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçic njoftoi se Serbia do të lejojë eksportin e grurit të kontraktuar në Shqipëri sa më shpejt që të jetë e mundur dhe shtoi se e njëjta gjë do të vlejë dhe per te tjerë.
“Serbia ka mjaftueshëm grurë, e kjo do të thotë se ka mjaftueshëm edhe për vendet e rajonit”, tha Vuçic. Serbia i pezulloi në 10 mars eksportet e grurit, miellit, misrit dhe vajit, për shkak të krizës në tregje që ka shkaktuar lufta në Ukrainë.
Top Channel