Me kundërshtime, por ka vend për kompromis, Rusia dhe Ukraina vazhdojnë bisedimet të mërkurën

15/03/2022 22:28

Këshilltari presidencial i Ukrainës, Mykhailo Podolyak, ka postuar në Twitter duke thënë se negociatat me zyrtarët rusë do të vazhdojnë të mërkurën.

Ai tha se ka vend për kompromis, me gjithë raundet e bisedimeve kanë sjellë shumë pak rezultat.

Në mesazhin e tij, Podolyak shkroi se ka kontradikta thelbësore, por ka vend për kompromis.

Sot është dita e 20 e luftës në Ukrainë. Sipas raportimit të të dërguarit tonë në Kiev, Artur Bibe që prej agimit Rusia ka shpeshtuar bombardimet. Një kompleks banesash u godit këtë mëngjes duke shkaktuar vdekjen e katër banorëve. Po ashtu u bombardua edhe metroja e Kievit. Bilanci i kësaj të marte deri tani është pesë të vdekur dhe 12 të plagosur, pas sulmit në katër objektiva civile, mes tyre operatori dhe gazetarja e “Fox News”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA